Mbaj mend që dikur (në fillimet e viteve ’90) Hamburgeri
ishte ylli i kioskave të para të kuqe/portokalli tek Parku Rinia, ishte një kënaqësi
e madhe e cila u venit me kalimin e viteve e nuk u kthye më. Nuk është kthyer as
sot, kur Chef-at që mbajne yje Michelin sfidojnë njeri tjetrin për recetën më të
mirë të Hamburgerit ‘Gourmet’ apo hapin restorante (jo fast foods) për
Hamburgers.
E di, është e paevitueshme që kur mendon për Hamburger të
mos mendosh për Fast Food, Junk Food e të tjera ‘ligësi globaliste’
por me përbërësit e duhur dhe jashtë kornizës së Fast Food-it, mund të jetë vërtet shumë I shijshëm.
Pikërisht për t’i rikthyer Hamburgerit artizanal vëmendjen e
duhur, në këtë listë nuk janë përfshirë (qëllimisht), rrjetet lokale apo ndërkombëtare
të Fast Foods.
Mua dhe mikut tim Hamburger-dashës, Gentit, që më ndihmoi t'i
gjykonim Hamburgerat me shumë paanësi, na u deshën rreth 2 muaj për të vizituar
të gjitha vendet që shërbenin Hamburger.
Ato që pamë me vëmendje ishin:
- Mishi (shija, marinimi, pjekja),
- Përbërësit bazë (buka, sallata, domate, kastraveci turshi, salca, qepët),
- Risia (nëse kishte një risi në recetë, përbërës, servirje etj),
- Çmimi (raporti cilësi-çmim)
Mendoj që kam gjetur më në fund Hamburgerin më të mirë në
qytet!
Dtown është një restorant i vogël dhe
relativisht i ri me kuzhinë amerikane, i cili servir edhe Hamburger midis pjatave të tjera interesante. Si fillim me pëlqeu fakti që më pyetën se
sa të pjekur e doja Hamburgerin, gjë që nuk ndodhi në vendet e tjera. Më
pas, u kënaqa shumë me përbërësit e 'paketuar' brenda Hamburgerit: kishte gjithçka duhet dhe disa të tjerë të veçantë. Në
fund, çmimi i tij ishte në raportin më të mirë cilësi-çmim që kam hasur deri
tani (600 Lekë).
Qendra Stefan
Hamburgeri I përmbante të gjithë përbërësit e duhur, duke
filluar nga lloji i bukës (që ndoshta duhej thekur pak më tepër) e deri tek
garniturat. Mishi në fillim kur ishte ende I ngrohtë ishte mjaftueshëm i
lëngshëm por pasi u ftoh filloi të thërmohej, por ajo që nuk na pëlqeu në fakt,
ishte shija e mishit, I cili ose nuk ishte marinuar siç duhet ose nuk ishte I
përgatitur vetë, por i blerë I gatshëm. Meqënëse mishi është baza e Hamburgerit
të mirë I dhamë:
Viva (el Mexicano)
Kjo ishte një risi për mua dhe besoj për shumë të tjerë që janë mësuar me një tjetër imazh të Viva.
Për mua Hamburgeri I VIVA ishte një surprizë. Mishi ishte i gatuar mirë, i pasuruar me erëza, dhe mesatarisht I lëngsgëm (që për mua është ok, por për dikë që I pëlqen mishi pak më I butë ndoshta duhet ta kërkojë specifikisht). Prezantimi mjaft I mirë, përbërësit bazë të gjithë ok por buka shumë e vogël dhe jo krokante edhe pse e ëmbël siç duhet, domatja dhe qepa të prera shumë trashë. Patatet e skuqura të servirura ndryshe dhe me erëza të veçanta. Do ti kishim dhënë më shumë pikë por çmimi i lartë (midis 750-1000 Lekë) e uli pak vlerësimin e përgjithshëm.
Për mua Hamburgeri I VIVA ishte një surprizë. Mishi ishte i gatuar mirë, i pasuruar me erëza, dhe mesatarisht I lëngsgëm (që për mua është ok, por për dikë që I pëlqen mishi pak më I butë ndoshta duhet ta kërkojë specifikisht). Prezantimi mjaft I mirë, përbërësit bazë të gjithë ok por buka shumë e vogël dhe jo krokante edhe pse e ëmbël siç duhet, domatja dhe qepa të prera shumë trashë. Patatet e skuqura të servirura ndryshe dhe me erëza të veçanta. Do ti kishim dhënë më shumë pikë por çmimi i lartë (midis 750-1000 Lekë) e uli pak vlerësimin e përgjithshëm.
Vila Ferdinand
Mishi i pjekur mirë dhe i shijshëm, mund të themi një mish i
mirë-përgatitur Hamburgeri. Salcat dhe përbërësit e tjerë mesatarë, duke filluar
që nga buka që është e njëjtë më tëgjithë paninet e sanduiçët që serviren aty e
deri Ketchup-I e majoneza të cilësisë
së ulët për Fast Food-e masive. Hamburgeri
kishte 2 qofte që e bënte tepër voluminoz por që nga ana tjetër justifikonte plotësisht
çmimin.
Artigiano
Tenton të sjellë
ndryshe një klasik, por nga ana tjetër nuk
duhet të humbasë thelbi i pjatës. Kur shkuam për ti provuar për herë të parë
Hamburgerat ishin shumë të thatë dhe buka ishte e papërshtatshme. Pas disa kohësh
shkova përsëri sepse pashë që kishin Hamburgerë të rinj në menu. Hamburgeri i
ri që provova ishte më i mirë, me më shumë përbërës por mishi përsëri pak i thatë
dhe buka përsëri ishte me brumë Pizza. Në rastin e Artigiano-s nuk mendoj se
produkti kryesoj është Hamburgeri por gjithësesi vlerësoj faktin që punojnë për
të ndryshuar apo përmirësuar produktet e tyre.
Shakesbeer
Si gjithmonë ne porositëm dy Hamburgers të ndryshëm, në këtë
rast një American Beef Burger dhe një Chicken Burger. Në fakt nuk jam e sigurte
nëse provuam një Hamburger pule dhe një viçi sepse e vetmja gjë që mundëm të
nuhasnim dhe shijonim ishte salçiçet ose mishi I pjekur më parë në të njëjtën
grill. Buka ishte e mirë por jo buka tipike pak e ëmbël e Hamburgerit (Bun), përbërësit
e tjerë mesatarë, asgjë speciale.
Serendiville
Kisha provuar më parë Hamburger tek Serendipity dhe më
kishte pëlqyer, kështu që vendosëm të provojmë Serendiville. Duke pranuar faktin
që Hamburgeri nuk është specialitet I lokalit, dhe askush nuk shkon tek
Serendiville për të (ne duhet të kemi qënë të parët), kjo nuk justifikon që Hamburgeri Tex Mex, që nuk ishte
as Tex e as Mex dhe që nuk kishte asgjë që të quhej një Hamburger. Nuk kishte
as mishin e gatuar mirë, as bukën e përshtatshme, as prezantimin e duhur, por
ama kishte …fasule (?!) ndoshta kjo me shpresën për ta bërë kreativ, por ne nuk arritëm dot ta mbaronim.
No comments:
Post a Comment